FAQs

Çfarë është virusi Zika?

Zika është një virus që mund të transmetohet nga pickimi i mushkonjave tigër Aziatike. Virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu. Nëse, një mushkonjë e shëndetshme kafshohet nga një virus Zika, mushkonja bëhet edhe vetë transmetuese dhe mund të infektojë një person të shëndetshëm. Simptomat e virusit i ngjajnë atyre të gripit. Megjithatë, ajo konsiderohet jashtëzakonisht e rrezikshme për gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre. Duke pasur parasysh shoqërimin e virusit Zika me mikrocefali, parandalimi i përhapjes së epidemisë është i domosdoshëm, veçanërisht për gratë në prag të lindjes së fëmijëve. Kjo është arsyeja pse parandalimi kundër kësaj mushkonje është kaq i rëndësishëm. Produktet Teza Tabletë dhe Teza e lëngshme luftojnë në mënyrë efektive mushkonjat tigër Aziatike dhe reduktojnë përhapjen e tyre.

Çfarë është mushkonja tigër Aziatike dhe sa e rrezikshme mund të jetë?

Kohët e fundit, mushkonja tigër Aziatike është përhapur në shumë vende. Ajo është veçanërisht agresive dhe vepron kryesisht gjatë ditës. Pickimi i saj shkakton enjtje. Zakonisht sulmon gjunjët dhe këmbët. Përveç njerëzve, mund të ushqehet me gjakun e kafshëve shtëpiake dhe zogjve. Kjo mushkonjë konsiderohet si transmetuese e shumë sëmundjeve serioze që mund të jenë fatale për njerëzit dhe kafshët, si ethet tropikale, ethet e verdha, sëmundja Chikungunya, encefaliti japonez, ethet e Nilit Perëndimor.

Ku duhet ti ruaj ilaçet kundër insekteve?

Rekomandohet që mbetjet e ilaçeve kundër insekteve që mbeten, të ruhen në paketimin e tyre origjinal, gjithmonë me kapakun e mbyllur siç duhet. Ju lutemi, sigurohuni që ti mbani ato larg nga fëmijët, për shembull të kyçur në një vend që është e vështirë për ta (p.sh pjesa e sipërme e dollapëve).

A mund të përdor ilaçet kundër insekteve në mënyrë të vazhdueshme, përpara se të përballem me ndonjë problem serioz?

Është gjithnjë e këshillueshme të parandaloni futjen e insekteve në shtëpinë tuaj kur dyshoni për ndonjë kërcënim të mundshëm sesa të prisni që ato të shfaqen. Kur i përdorni në mënyrë te vazhdueshme në shtëpinë tuaj, sigurohuni që t’i përdorni ato me kujdes dhe sipas udhëzimeve në çdo paketim të produktit.

A paraqesin insektet rrezik në higjenën e shtëpisë sime?

Insektet nuk janë vetëm shqetësim për shkak të zhurmës që ata bëjnë, por nuk duhet të harrojmë se ato gjithashtu mund të bëhen një rrezik serioz për shëndetin publik pasi ato mund të transmetojnë mikroorganizma dhe sëmundje të ndryshme ngjitëse tek njerëzit. Përveç kësaj, pickimi i tyre mund të jetë i dhimbshëm, mund të shkaktojë ndjesi shpimi, kruajtje ose acarim, dhe gjithashtu mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për njerëzit me alergji.
Insekte të ndryshme mund të paraqesin rreziqe të ndryshme jo vetëm për higjenën, por edhe për shëndetin tonë.

Me çfarë lloji insekti po përballem?

Nëse nuk jeni të sigurt se me çfarë lloj insekti po përballeni, mund të provoni pyetësorin tonë të identifikimit të insekteve ne linkun (këtu). Vetëm disa pyetje dhe ju do të dini saktësisht se me cilin “armik” keni të bëni dhe çfarë produkti duhet të përdorni!

Cili ilaç kundër insekteve është i përshtatshëm, ndaj një insekti?

Në varësi nga problemi dhe / ose llojit të insektit me të cilin përballeni, disa lloje të produkteve janë më të përshtatshme se sa të tjerët. Për detaje në lidhje me secilin produkt, ju lutemi referojuni udhëzimeve në paketim.

Çfarë influencon në prezencën e insekteve në shtëpi?

Prania e insekteve varet kryesisht nga moti dhe klima. Disa prej tyre janë më të përshtatur dhe janë të pranishme gjatë gjithë vitit, ndërsa të tjerë mund të jenë joaktiv gjatë muajve të dimrit.
Shumë insekte, po ashtu tërhiqen ose ushqehen me mbeturinat dhe materialet e kalbura organike, si edhe me lloje të ndryshme ushqimesh.
Ju gjithashtu duhet të shmangni gjithmonë materialet plastike, katrama, goma, pjatat e vazove të luleve, lodrat për fëmijë dhe ulluqe të bllokuara në kopshtin ose ballkonin tuaj.
Së fundmi, nëse keni zogj në kafaze, sigurohuni që të ndryshoni ujin e tyre të paktën dy herë në javë dhe sigurisht duhet të bëni të njëjtën gjë edhe me gotat në ambjentin e jashtëm të kafshëve tuaja shtëpiake.

Cila është sasia e duhur e ilaçit që duhet përdorur ?

Për detaje në lidhje me sasinë e rekomanduar që duhet të përdorni për çdo produkt, ju lutemi referojuni udhëzimeve në paketim.

A janë produktet e insekticideve të dëmshme për kafshët shtëpiake?

Rekomandohet që t’i mbani kafshët tuaja shtëpiake larg vendit kur përdorni ilaçet kundër insekteve.

A duhet të përdor doreza gjatë përdorimit të produkteve tuaja?

Ilaçet kundër insekteve janë prodhuar posaçërisht për përdorim shtëpiak dhe nuk kërkojnë përdorimin e ndonjë mënyre mbrojtjeje të veçantë, të tilla si doreza. Sidoqoftë, rekomandohet që të lani duart pasi keni qenë në kontakt me ilaçet kundër insekteve, si dhe duke shmangur kontaktet me sytë, lëkurën dhe gjëndrat mukozale.

Unë kam alergji. A mundem t’i përdor produktet tuaja?

Ju mund të gjeni të gjithë përbërësit e përdorur në produktet tona në paketimin e produktit, siç kërkon ligji. Kjo do t’ju japë të gjithë informacionin që ju nevojitet për të bërë zgjedhjen e duhur. Nëse keni alergji, ju lutemi kontaktoni mjekun tuaj për të diskutuar mbi rreziqet e mundshme të përdorimit të ilaçeve kundër insekteve.

A shfaqin buburrecat rrezik për higjienën e shtëpisë sime?

Buburrecat lëvizin lirshëm në të gjitha vendet dhe bëhen bartës të llojeve të ndryshme të baktereve. Për shembull, buburreci amerikan më i zakonshëm që vjen nga kanalizimet nëntokësore mund të jetë një kërcënim për higjienën e çdo shtëpie për shkak të sasisë së baktereve që mbart.