KATEGORI

CIK

FORMA

SPRAJ
MEC
GRACKË
SHKUMË
TEZA SPRAJ PA AROMË 300ML
TEZA SPRAJ EKSTRA pa aromë, vret menjëherë dhe në mënyre efektive, buburrecat, milingonat, tartabiqët, pleshtat, merimangat, rriqërat dhe molën. Valvula speciale e saj spërkatëse ndihmon në sprucim edhe në vendet më të ulta apo të ngushta, vetëm duke mbajtur bombulën me kokë poshtë.
CIK LLOJI, SPRAJ

UDHËZIME PËR PËRDORIM

MOS E SPËRKASNI ASNJËHERË  NË AJËR, VETËM DREJTPËRDREJTË MBI SIPËRFAQE dhe gjithnjë duke u siguruar që dritaret dhe dyert të jenë të hapura. Për rezultate më të mira, sprucojeni me një largësi prej 20-30 cm ndërmjet hapësirës dhe sipërfaqes që po synoni. KUNDËR BUBURRECAVE, MILINGONAVE: Mund të gjenden në; tavolinën e hekurosjes, parvazët e dritareve, vendet e errëta dhe me lagështi, bodrumet, magazinat, hapësirat e papafingove, nën dhe rreth objekteve të mëdha / mobiljeve dhe tubacioneve, të bufeve dhe dollapëve. KUNDËR TARTABIQËVE DHE RRIQËRAVE TË KREVATËVE: Mund të gjenden në; dyshekë, dërrasat e krevatëve, çarçafët dhe mbulesat (duke përjashtuar krevatët për fëmijët  e vegjël). KUNDËR MOLËS: Mund të gjëndet në: Sipërfaqet e brendëshme të dollapëve sidomos në qoshe dhe mes të të çarave. KUNDËR PLESHTAVE: Mund të gjenden në; vendet ku ulen qentë zakonisht si dhe në çarjet e çdo ndërtimi prej druri. KUNDËR FURRËTARES: Mund të gjendet; mbrapa rafteve, rafteve të librave dhe  letrës murale. Kushtet e motit, si dhe gjëndja e sipërfaqes ku do të spruconi, do të ndikojë në kohëzgjatjen e efektivitetit të produktit. Spërkasni përsëri vetëm kur vini re që produkti po humbet efektivitetin (kur vëreni përsëri shfaqjen e insekteve). Aty ku është e mundur, spërkasni direkt në insekt. Pas spërkatjes, largohuni nga zona e spërkatur derisa sipërfaqet të jenë tharë dhe hapësira të jetë e “ajrosur”.