KATEGORI

CIK

FORMA

SPRAJ
MEC
GRACKË
SHKUMË
TEZA SPRAJ EKSTRA 300 ML
TEZA SPRAJ EKSTRA vret menjëherë buburrecat, milingonat, tartabiqët, pleshtat, merimangat, rriqërat dhe molën. Valvula speciale e saj spërkatëse ndihmon në sprucim edhe në vendet më të ulta apo të ngushta, vetëm duke mbajtur bombulën me kokë poshtë.
CIK LLOJI, SPRAJ

UDHËZIME PËR PËRDORIM

MOS E SPËRKASNI ASNJËHERË  NË AJËR, VETËM DREJTPËRDREJTË MBI SIPËRFAQE dhe gjithnjë duke u siguruar që dritaret dhe dyert të jenë të hapura. Për rezultate më të mira, sprucojeni me një largësi prej 20-30 cm ndërmjet hapësirës dhe sipërfaqes që po synoni. KUNDËR BUBURRECAVE, MILINGONAVE: Mund të gjenden në; tavolinën e hekurosjes, parvazët e dritareve, vendet e errëta dhe me lagështi, bodrumet, magazinat, hapësirat e papafingove, nën dhe rreth objekteve të mëdha / mobiljeve dhe tubacioneve, të bufeve dhe dollapëve. KUNDËR TARTABIQËVE DHE RRIQËRAVE TË KREVATËVE: Mund të gjenden në; dyshekë, dërrasat e krevatëve, çarçafët dhe mbulesat (duke përjashtuar krevatët për fëmijët  e vegjël). KUNDËR MOLËS: Mund të gjëndet në: Sipërfaqet e brendëshme të dollapëve sidomos në qoshe dhe mes të të çarave. KUNDËR PLESHTAVE: Mund të gjenden në; vendet ku ulen qentë zakonisht si dhe në çarjet e çdo ndërtimi prej druri. KUNDËR FURRËTARES: Mund të gjendet; mbrapa rafteve, rafteve të librave dhe  letrës murale. Kushtet e motit, si dhe gjëndja e sipërfaqes ku do të spruconi, do të ndikojë në kohëzgjatjen e efektivitetit të produktit. Spërkasni përsëri vetëm kur vini re që produkti po humbet efektivitetin (kur vëreni përsëri shfaqjen e insekteve). Aty ku është e mundur, spërkasni direkt në insekt. Pas spërkatjes, largohuni nga zona e spërkatur derisa sipërfaqet të jenë tharë dhe hapësira të jetë e “ajrosur”.